Tayna ju 'tranon' me këtë pozë nga plazhi

  • A.P /
  • 12 korrik 2020 - 09:11
Tayna  ju 'tranon' me këtë pozë nga plazhi

Këngëtarja kosovare Tayna, sot ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar linjat e saj trupore.

Në këtë mot të nxehtë, Tayna shfaqet me në një plazh ku edhe supozojmë se po bën pushimet.

Edhe pse në plazh, Tayna ka pozuar e veshur poshtë me të gjata, megjithatë veshja e saj ka theksuar linjat e saj trupore.

Reperja ka ditë që po paralajmëron një këngë duke postuar poza të ndryshme nga xhirimet e videoklipit.

E duket se diçka bombastike po vjen nga Tayna me këto fotografi që po ndan me ndjekësit.

Reperja gjithashtu ka zbuluar edhe pjesë nga teksti i këngës në secilën nga këto fotot, ku duket se për videoklip ka punuar mjaft shumë.

Artistja nuk ka publikuar ndonjë videoklip që nga ai i këngës ‘Edhe ti’ me Mozzik para 5 muajsh.

Image


(Kosova Sot Online)