Infektohet me koronaviruis edhe aktori i njohur: Jam në spital dhe...

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 11:40
Infektohet me koronaviruis edhe aktori i njohur: Jam në spital dhe...

Aktori i mirënjohur indian infektohet me koronavirus. Amitabh Bachchan ka njoftuar fansat se këtë mbrëmje ka marrë rezultatet e testit për koronavirus.

Ai bëri të ditur se është shtrirë në spital, ndërsa familja dhe stafi i tij po i presin rezultatet e testit.

Bachchan u bën thirrje të gjithë atyre me të cilët ka pasur kontakt 10 ditët e fundit, t’i nënshtrohen testit për COVID-19.

“Këtë mbrëmje jam testuar pozitiv me CoviD… jam transferuar në spital .. spitali informon autoritetet.. familja dhe stafi i janë nënshtruar testeve, presin rezultatet”, ka shkruar aktori.

(Kosova Sot Online)