Që ta marrim vesh njëherë e mirë, ç’janë tani Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson?

  • G.G /
  • 13 July 2020 - 16:14
Që ta marrim vesh njëherë e mirë, ç’janë tani Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson?

Që pas tradhtisë së bujshme me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, marrëdhënia mes Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian ndryshoi rrënjësisht.

Khloe, e cila asokohe solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, True, u shpreh se dëshironte të rrinte sa më lart basketbollistit.

Për një kohë të gjatë ata qëndruan të ndarë, ndërsa Tristan shprehej vazhdimisht se ishte penduar për veprimin e tij.

Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar së fundmi dhe dyshja po kalon më shumë kohë bashkë.

Khloe ende “po e teston” ish-partnerin për t’i dhënë një mundësi të dytë edhe për hir të vajzës së tyre True.

Në një intervistë së fundmi, ylli i “KUWTK” u shkreh se ajo dhe Tristan janë në një periudhë të mirë.

Pra, nëse ende s’janë pajtuar plotësisht, bashkimi nuk është fare larg!

(Kosova Sot Online)