Elgiti i bën urimin e veçantë Kleas: Gëzuar ditëlindjen gruaja dhe mami më e mrekullueshme në botë

  • E.K /
  • 13 July 2020 - 19:49
Elgiti i bën urimin e veçantë Kleas: Gëzuar ditëlindjen gruaja dhe mami më e mrekullueshme në botë

Kjo ditëlindje e gjen më të kompletuar se kurrë Klea Hutën. Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Klea Huta, feston sot 27-vjetorin e lindjes. Mamaja e Kridit dhe partnerja e Elgitit ka marrë sot urimin më të ëmbël të ditëlindjes, pikërisht nga producenti. Elgiti ka ndarë në Instagram një foto me partneren, ndërsa krahas saj shkruan fjalët:

“Gëzuar ditëlindjen grua dhe mami më e mrekullueshme në botë, të duam unë dhe Kridi”. Tashmë që janë bërë prindër, e gjithë bota e tyre vërtitet rreth të voglit, ndërsa Klea ka treguar se është bërë një mama e “fiksuar” dhe nuk i ndahet të birit asnjë sekond.

(Kosova Sot Online)