Ky është çmimi marramendës i veshjes së Dafinës dhe Jonidës

  • G.G /
  • 14 July 2020 - 10:02
Ky është çmimi marramendës i veshjes së Dafinës dhe Jonidës

Dy artistet e njohura të skenës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Jonida Maliqi kanë bërë ‘xing’ me të njëjtën veshje, e cila ka “vjedhur” menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Pak ditë më parë ishte Jonida ajo e cila publikoi pozat nga seti i fundit fotografik, ku u shfaq e kuruar deri në detaje dhe e kombinuar me xhaketën e firmës së njohur ‘Balmain’ në ngjyrë të zezë dhe elementë në ngjyrë të bardhë.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, Dafina ka zgjedhur po të njëjtin “look” .

Me një kërkim të shpejtë në faqen zyrtare të ‘Balmain’, vihet re se modelet e ngjashme me këtë xhaketë arrijnë shifrat nga 3000€ dhe më shumë.

Megjithatë çmimi nuk mbetet një surprizë kur vjen puna tek dy nga emrat më modernë dhe me stilin më ekstravagant në estradën shqiptare.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Luxe in Flux @balmain @jardin_luxury_boutique @tomford @italoptik @edvinameta

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

(Kosova Sot Online)