Kylie Jenner shijon pushimet - mahnitë me paraqitjen

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 09:03
Kylie Jenner shijon pushimet - mahnitë me paraqitjen

Kylie Jenner po vazhdon pushimet në resortin luksoz.

Kylie Jenner pas një kohe e vetizoluar në shtëpi, vendosi që të shijojë disa ditë të mira pushimi.

Meqë njihet si një ndër personat më të pasur për moshën që ka, ajo natyrisht që shpenzon shumë edhe për pushime.

Së fundi, ajo ka udhëtuar për në Utah, ku po qëndron në një resort luksoz, ndërsa nuk ka harruar të sjell kohë pas kohe imazhe për fansat.

Në fotografitë e fundit, ajo u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, të gjatë, me të cilin vuri në pah fizikun.

“Faleminderit Zot për një ditë tjetër të bukur”, janë fjalët e Kyliet sipër atyre fotografive, ku pranoi komente të shumta nga ndjekësit.

Kujtojmë se Kylie Jenner së fundi është komentuar për një lidhje të mundshme me djaloshin që o qëndronte pranë fotografive nga pushimet. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë thank you God for another beautiful day.

A post shared by Kylie ë (@kyliejenner) on

(Kosova Sot Online)