Fjolla Morina i dedikon fjalët më të ëmbëla vajzës së madhe: Ti je gëzimi…

  • G.G /
  • 15 July 2020 - 10:34
Fjolla Morina i dedikon fjalët më të ëmbëla vajzës së madhe: Ti je gëzimi…

Fjolla Morina ka uruar publikisht vajzën e saj të madhe në ditën e saj të lindjes, duke ndarë me ndjekësit festën e ideuar posaçërisht për të.

“Edhe 100 vite zemra e mamit. Paç bekimin e zotit dhe të rritesh e rrethuar me dashuri dhe lumturi. Ti je gëzimi, buzëqeshja. Uroj që në jetë të jesh e plotësuar dhe e realizuar bija ime. Suksesi të ndjektë në çdo hap të jetës. Të dua shumë, mami”, ka shkruar Morina krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Ndjekësit e kanë uruar për këtë ditë të veçantë, ndonëse shumë prej tyre janë surprizuar nga ky postim i këngëtares, pasi ajo është treguar mjaft e rezervuar përsa i përket jetës private.

(Kosova Sot Online)