U komentua në rrjetet sociale, kënga e fundit e Tayna-s merr vëmendjen e të huajve në ‘Youtube’

  • G.G /
  • 15 July 2020 - 10:38
U komentua në rrjetet sociale, kënga e fundit e Tayna-s merr vëmendjen e të huajve në ‘Youtube’

Kënga e fundit e reperes së njohur, Tayna është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke u kthyer menjëherë në një hit. Megjithatë duket se ‘Bass’ ka “vjedhur” vëmendjen edhe të audiencës së huaj, e cila ka nisur të lërë përshtypjet në rrjetet sociale.

“Më pëlqen të shoh reagimet tuaja. U vlerësoj të gjithëve shumë. Ka kaq shumë reagime tek kënga ime nga të huaj në ‘Youtube’ dhe më vjen keq që nuk po i publikoj ato të gjitha. Por dijeni se ju shoh. Faleminderit, jam e lumtur që pëlqeni muzikën time”, ka shkruar Tayna krah videove të fundit në ‘Instagram’.

Fansat kanë lënë komente të ndryshme në postim, duke pohuar se ky projekt është i preferuari i tyre për këtë verë.

(Kosova Sot Online)