Gruaja më e mirë në botë, Stresi i jep fund çdo thashethemi mbi raportin e tij me Keisin

  • G.G /
  • 15 July 2020 - 16:39
Gruaja më e mirë në botë, Stresi i jep fund çdo thashethemi mbi raportin e tij me Keisin

Stresi dhe Keisi janë një nga çiftet më të përfolur të momentit për shkak të marrëdhënies së tyre me ulje dhe ngritje.

Dyshja është bërë shpesh pjesë e portaleve për ndarjen nga njëri-tjetri, madje reperi u përfol edhe për një lidhje me një modele. Ai i hodhi zërat poshtë duke reaguar ashpër, teksa me foton e fundit të publikuar në Instastory i ka dhënë fund një herë e mirë thashethemeve mbi raportin e tij me Keisin.

Ai ka publikuar një foto teksa po flet me partneren e tij dhe shkruan:  “Gruaja më e mirë në botë që më bon proud”. Me sa duket mes tyre gjërat janë mê mirë se kurrë dhe me siguri mezi po presin të jenë pranë njëri-tjetrit, sapo masat e ndërmarra ndaj Covid-19 të lehtësohen.

(Kosova Sot Online)