Pa grim fare, Leonora Jakupi ndan foton e rrallë ku shfaqet më natyrale se kurrë

  • G.G /
  • 15 July 2020 - 16:47
Pa grim fare, Leonora Jakupi ndan foton e rrallë ku shfaqet më natyrale se kurrë

Këngëtarja Leonora Jakupi është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, të cilën e shohim gjithmonë të kuruar deri në detaj në daljet e saj.

Si në skenë, ashtu edhe në pozat në Instagram, Leonora tërheq vëmendjen me pamjen e saj, mirëpo një tjetër pozë e këngëtares tërhoqi vëmendjen së fundmi.

Këngëtarja ka pozuar si rrallëherë pa pikë grimi në fytyrë dhe nuk ka ngurruar që këtë foto ta ndajë me ndjekësit.

Siç thotë edhe vetë, ajo ka dalë pa grim dhe pa foto profesionale dhe vazhdon të duket njësoj e freskët dhe simpatike.

Vlen të përmendet fakti se megjithëse vitet kalojnë, ajo vazhdon të mbetet njësoj e bukur dhe ende s’po shohim asnjë ndryshim.

(Kosova Sot Online)