“Qaj çdo ditë për të”- Aktorja italiane rrëfen si “e mashtroi” ylli i kinematografisë turke: Pse ma bëri këtë? Më premtoi se …

  • 15 July 2020 - 19:35
“Qaj çdo ditë për të”- Aktorja italiane rrëfen si “e mashtroi” ylli i kinematografisë turke: Pse ma bëri këtë? Më premtoi se …

Aktorja italiane Francesca Cipriani ka treguar se si ylli i kinematografisë turke, Can Yaman e bëri të dashurohej me të dhe më pas injoroi të gjitha mesazhet e saj.

Cipriani u shpreh se ajo u njoh me aktorin e famshëm turk Yaman në studion e një programi italian ku ishin të ftuar në Itali.

“Ishim të dy të ftuar tek emisioni i Barbara D’Urso. Ai më buzëqeshi gjithë natën. Më bëri elektroshok me sy.”– tregoi Francesca. “Më premtoi se do të takoheshim por s’më takoi kurrë.”

Aktorja rrëfeu se Can Yaman e injoronte dhe nuk i kthente përgjigje mesazheve të saj, duke mos i dhënë asnjë shpjegim.

“Kam qarë për të çdo ditë, i kam shkuar por nuk më është përgjigjur. Pse ma bëri këtë?”– u shpreh Francesca Cipriani.

(Kosova Sot Online)