Edhe Reperi i famshëm gjerman kundër Loredanës, i del në ndihmë paditëses Petra Z

  • G.G /
  • 16 July 2020 - 13:30
Edhe Reperi i famshëm gjerman kundër Loredanës, i del në ndihmë paditëses Petra Z

Riaktualizimi i problemit të vitit të kaluar me protagoniste Loredanën ka bërë që edhe emra të tjerë të përfshihen nga hiçi.

Një prej tyre është reperi Bushido.

Ai në një intervistë për mediat zvicerane ka komentuar problemin mes artistes dhe zonjës Petra e cila në një intervistë së fundmi nënvizoi se nuk ka para as për varrimin e nënës së saj. Bushido është shprehur i gatshëm që të ndihmojë financiarisht.

“Unë kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. Unë kam qenë i trishtuar që nga fillimi se si shkoi. Si pikë e parë, lexova që nëna e Petra Z vdiq. Nëna e Petra Z vdiq. Tani ajo nuk mund as ta paguajë funeralin. Për mua kjo nuk është e mundur. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati e ka goditur mjaft keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që do të thotë. Vetë, më duhej të varrosja dy prindërit e mi” – është shprehur reperi i njohur që mes tjerash ka nisur kampanjë për mbledhje të fondeve.

Kujtojmë se prej dy ditësh, rrjetet sociale, veçanërisht Tëitter dhe Instagram po “vlojnë” nga hashtag-u #boycottLoredana që kërkon të bojkotohet në tërësi veprimtaria e saj muzikore, si shenjë revolte për historinë që e lidhë emrin e artistes me çiftin zviceran që e kanë akuzuar për zhvatje në vlera prej afro 1 milion frangash zvicerane.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Jeder bekommt, was er verdient.

A post shared by Bushido (@bush1do) on

(Kosova Sot Online)