Supermodelja Gigi Hadid tregon për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur

  • G.G /
  • 16 July 2020 - 13:43
Supermodelja Gigi Hadid tregon për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur

Gigi Hadid më në fund ka vendosur që të tregojë barkun e saj të rrumbullakosur.

Supermodelja gjatë një video live në Instagram i tregoi për herë të parë barkun e saj botës.

Ylli i pasarelave, që është treguar shumë e rezervuar për sa i përket shtatzënisë së saj, zbërtheu kopsat e këmishës duke i treguar ndjekësve se sa shumë iu është rritur barku.

“Ky është barku im”- tha ajo, para se të shtonte se herët e tjera nuk dukej për shkak të pozicionit ku qëndronte. “Me të vërtetë i vlerësoj mesazhet tuaja pozitive. Thjesht po gjej kohën e duhur për të ndarë detaje të shtatzënisë.”

Gjithashtu Gigi u kërkoi ndjekësve të saj të mos postojnë gjëra rreth bebes së saj.

Pas disa ditësh thashetheme, 25-vjeçarja konfirmoi se ishte në pritje të fëmijë së saj të parë me Zayn Malik.

Nuk dihen shumë detaje rreth shtatzënisë së supermodeles, sa muajshe është apo gjinia e bebit.

(Kosova Sot Online)