Gëzuar dashuri, Urimi i Florit për Arilenën tërheq vëmendjen e të gjithëve

  • G.G /
  • 17 July 2020 - 09:47
Gëzuar dashuri, Urimi i Florit për Arilenën tërheq vëmendjen e të gjithëve

Raporti i kantautorit Flori Mumajesi dhe Arilena Ara ka qenë gjithmonë kryefjala e mediave rozë.

Dyshja ka sjellë disa projekte muzikore, si ‘Nallane’ apo ‘Doja’, të cilat janë kthyer menjëherë në hite pas publikimit të tyre.

Së fundmi Ara ka festuar ditëlindjen dhe ai që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë urimi i Mumajesit.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri”, ka shkruar Flori krah fotos me Arilenën ku shfaqet duke e puthur në faqe. Ndonëse kjo pamje mund të shkaktojë mjaft kureshtje tek ndjekësit, Arilena dhe Flori kanë zgjedhur të mos shtojnë asnjë detaj tjetër.

Kujtojmë se bashkëpunimi i dy këngëtarëve ka nisur vite më parë dhe duket se sot e kësaj dite ata gëzojnë një raport shumë të ngushtë.

(Kosova Sot Online)