Besiana Mehmedi: Ali Ahmeti bartës i ideve dhe proceseve të rëndësishme kombëtare i cili politikën e sheh si mision

  • A.P /
  • 17 July 2020 - 10:16
Besiana Mehmedi: Ali Ahmeti bartës i ideve dhe proceseve të rëndësishme kombëtare i cili politikën e sheh si mision

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka fituar edhe mandatin e 13-të në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik në Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ali Ahmeti, partia e të cilit siguroi mbi 11 përqind të votave, ose 15 mandate në parlamentin e ri, tha se fitorja e partisë së tij në këto zgjedhje ishte e të gjithë shqiptarëve.

Në mbështetje të kauzës së tij publikisht kanë dalur edhe çifti i njohur i artistëve Besiana Mehmedi&Shkodran Tolaj.

Image

Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, sopranoja dhe profesoresha e njohur Besiana Mehmedi  ka shkruar:

Njerëzve nuk ua sjell suksesin fati; ata hapërojnë ndryshe nga të gjithë të tjerët”


Ky është Ali Ahmedi- bartës i ideve dhe proceseve të rëndësishme kombëtare i cili politikën e sheh si mision dhe jo formë për të përulur të tjerët!

 

Image

Urime Komandant!
Urime të gjithë “ushtarëve” për fitoren bindëse në këtë betejë ku u përdorën të gjitha format për tu mposhtur!
E gëzofshim fitoren bindëse dhe shumë domethënëse për ardhmërinë tonë!

(Kosova Sot Online)