Rihanna nuk kursehet për pushimet, merr një super vilë me qira me një çmim marramëndës

  • G.G /
  • 17 July 2020 - 13:00
Rihanna nuk kursehet për pushimet, merr një super vilë me qira me një çmim marramëndës

Pas një muaji kërkimi duket se Rihanna ka gjetur shtëpinë e ëndërrave për të pushuar.

Sipas New York Post ylli i popit ka marrë me qira një mega vilë ku gjenden pesë dhoma gjumi, gjashtë banjo në të cilën do të pushojë vetëm një muaj.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte çmimi i kripur i kësaj vile: 415.000 $ vetëm për një muaj.

Plazhi privat, pishina, veranda, dyshmetë prej druri, dritare të mëdha dhe një pamje befasuese e oqeanit janë ndër pikat  kryesore të vilës që gjendet në zonën Southampton në lindje të Long Island.

Në këtë vilë gjithashtu në 2014 u xhirua reality show ‘Kourtney and Khloé Take The Hamptons’.

(Kosova Sot Online)