Flori dhe Albani ‘Rival deri në vdekje’

  • G.G /
  • 17 July 2020 - 15:37
Flori dhe Albani ‘Rival deri në vdekje’

Dyshja e kantautorëve më të njohur shqiptarë janë bërë bashkë në një vend dhe kanë plan për të bashkëpunuar për herë të parë. Mirëpo, mosmarrëveshja është se kush do të kompozojë këngën!

Mbrëmë këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen e 22-të dhe mes të ftuarve ishin emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Por vëmendjen e kanë tërhequr padyshim Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj, të cilët treguan se mes tyre ka pasur rivalitet.

Por duket se gjithçka ishte në kuadër të një shakaje pasi në një tjetër postim Albani ka treguar se mes tyre mund të ketë edhe një bashkëpunim por dilema është se kush do e bëj kompozimin e këngës.

Duke bërë shaka me marrëdhënien plot urrejtje që ekziston prej kohësh mes tyre, Flori tha: “Kemi një urrejtje të brendshme të dy prej një jetë, po që kënga do të bëhet. Se kush do ta bëjë se di, a ky a unë!”

(Kosova Sot Online)