Postimi i fundit i Duas për Kosovën mërzit këngëtaren e njohur serbe, por revolta e saj s’mund të ishte më e pavend!

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 21:27
Postimi i fundit i Duas për Kosovën mërzit këngëtaren e njohur serbe, por revolta e saj s’mund të ishte më e pavend!

Së fundmi një peticion po qarkullon online, duke i kërkuar Apple të vendosë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e saj.

Linja që shenjon kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Peticioni që kërkon vendosjen e Kosovës në hartë ka mbledhur rreth 11,000 firma që në ditën e parë. Këtë peticion e ka shpërndarë edhe Dua Lipa në Instastoryn e saj duke treguar si gjithmonë që nuk i harron rrënjët e saj sado lart të fluturojë.

Mirëpo, si duket ky postim nuk i ka pëlqyer aspak serbëve dhe këngëtarja Jelena Karleusa nuk ka ngurruar të shpreh pakënaqësitë edhe në Instagram.

Ajo ka publikuar storyn e Duas, duke e akuzuar se po shpërndan urrejtje dhe i bën thirrje ta përdor profilin për të dhënë mesazhe dhe dashuri. Madje i kujton edhe faktin se Hashim Thaçi po përballet me Gjykatën Speciale të Hagës.

E dashur @dualipa, të duam këtu në Serbi. Ekstremizmi në asnjë mënyrë nuk është një përgjigje (ju e dini që udhëheqësi i Kosovës është në Hagë, duke u përballur me aktakuzë për krime lufte etj. Ju mund të gjeni njerëz shumë të këqij nga të dy palët)
Ju lutemi përdorni platformat tuaja sociale për të shkëmbyer dashuri, paqe dhe muzikë (dhe të ktheheni në Kosovë për të qenë me njerëzit tuaj)
Dashuri për të gjithë njerëzit e mirë në mbarë botën!

(Kosova Sot Online)