Kylie Jenner blenë veturë në vlerë 300 mijë dollarë

  • A.P /
  • 19 July 2020 - 09:42
Kylie Jenner blenë veturë në vlerë 300 mijë dollarë

Kylie Jenner në përgjithësi njihet për jetën luksoze dhe shpenzimet marramendëse që bën.

Kështu, në koleksionin e saj të makinave tashmë është shtuar edhe një tjetër, e cila është e markës ‘Rolls Royce’, shkruan Hollywoodlife.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ofroi pamje nga afër veturës, vlera e të cilës arrin 300 mijë dollarë.

“E porositur rreth një viti më parë, më në fund erdhi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Vetura dukej si të ishte e Paris Hilton apo Elle Woods, pasi interieri ishte krejtësisht me ngjyrë rozë, me disa shkëlqime të vogla.

Image

(Kosova Sot Online)