Gjithmonë një pikëpyetje, çfarë po ndodh me raportin mes Princ William dhe Harry-t?

  • G.G /
  • 20 July 2020 - 11:17
Gjithmonë një pikëpyetje, çfarë po ndodh me raportin mes Princ William dhe Harry-t?

Raporti i Princ William me Princ Harry-n ka qenë përherë kryefjala e mediave online.

Burime ekskluzive për ‘UsWeekly’ kanë treguar së fundmi se William dhe Harry nuk mund të quhen ende dy miq të ngushtë.

“Ata të dy kanë kaluar shumë drama sëbashku, humbjen e mamasë së tyre, janë kujdesur dhe mbështetur tek njëri-tjetri. Ndaj shpresoj të jenë sërish si më parë”, u shpreh sekretari i pallatit mbretëror, Dickie Arbiter.

Kujtojmë se që prej romancës së Harry-t me Meghan, raporti i dy vëllezërve pati disa probleme, e që prej atij momenti duket se gjërat nuk kanë mundur të kthehen si më parë.

(Kosova Sot Online)