‘Përditë i jap urdhër vetes’, Irma Libohova tregon rutinën e saj duke përdorur maskat

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 20:20
‘Përditë i jap urdhër vetes’, Irma Libohova tregon rutinën e saj duke përdorur maskat

Përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura apo me shumë njerëz është bërë tanimë i detyrueshëm. Ndonëse njerëzit kanë treguar se ndjejnë bezdi nga përdorimi i tyre teksa temperaturat janë shumë të larta, ministria e shëndetësisë ka vazhduar të bëjë thirrje për përdorimin e tyre.

Edhe këngëtarja e njohur, Irma Libohova ka treguar me postimin e fundit në ‘Instastory’ se e urdhëron veten çdo ditë për ta mbajtur maskën pasi është e domosdoshme.

“Përditë i jap urdhër vetes, mbaje. Është domosdoshmëri”, ka shkruar Libohova krah fotos së saj.

Ajo çfarë bie në sy është dhe ngjyra e maskës së këngëtares, e cila njihet për stilin e veçantë, duke kombinuar kështu ngjyrën e saj me këpucët.

Me siguri ky detaj nuk i ka shpëtuar as syrit të ndjekësve.

(Kosova Sot Online)