Rihanna ka lansuar zyrtarisht linjën e re të produkteve për lëkurë

  • A.P /
  • 22 July 2020 - 08:04
Rihanna ka lansuar zyrtarisht linjën e re të produkteve për lëkurë

Rihanna e ka lansuar zyrtarisht linjën e re të produkteve për lëkurë, “Fenty Skin”, duke e ndarë një video promovuese me fansat e saj, e ku përfshihen edhe disa fytyra të njohura publike.

Videoja e cila zgjat një minut e shfaq një grup modelesh, përfshirë këtu rep artistët A$AP Rocky, Lil Nas X dhe vet këngëtaren Rihanna, duke e reklamuar bukurinë e tyre natyrore. Slogani i këtij brendi të produkteve për lëkurë, që është, “Kultura e re e bukurisë”, shfaqet krejt në fund të videos.

Sot më 20 korrik, Rihanna shpjegoi më shumë rreth linjës së saj të re duke thënë: “Kam punuar rreth produkteve të ‘Fenty Skin’ për më shumë se dy vjet, duke i perfeksionuar formulat dhe duke i krijuar paketimet e tyre që nuk e dëmtojnë planetin tonë!! Kam krijuar produkte të cilët funksionojnë shumë mirë për lëkurën, dhe mund të përdoren edhe me grim.”

Rihanna po ashtu e ka konfirmuar lajmin se linja e produkteve, “Fenty Skin”, është për të gjitha gjinitë. 

Megjithëse nuk dihen shumë detaje rreth llojit të produkteve që i sjellë kjo linjë, javën e kaluar, ylli i muzikës Rihanna e shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të bërë të ditur lajmin se “Fenty Skin” lansohet më 31 korrik, ekskluzivisht në uebfaqen e kompanisë së saj “Fenty Beauty”.

Image

(Kosova Sot Online)