Kjo është mënyra se si Luana Vjollca kujdeset për veten e saj

  • G.G /
  • 21 July 2020 - 10:03
Kjo është mënyra se si Luana Vjollca kujdeset për veten e saj

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka ndarë disa video në llogarinë e saj duke treguar se ditët e fundit i është rikthyer punës.

Ajo ka zbuluar rutinën e saj duke treguar se tashmë ha shëndetshëm teksa punon.

“Punë dhe ushqim i shëndetshëm. Karantina më ka bërë të kuptoj që duhet të ha kur punoj”, ka shkruar Vjollca krah fotos së zyrës së saj ku duket se nuk mungon dhe ushqimi i shëndetshëm.

Vjollca nuk ka zbuluar shumë detaje rreth projekteve televizive, megjithatë krah një videoje ajo është shfaqur pranë aktorit të humorit, Rezart Veleshnja duke e pyetur se kur do të fillojë ‘Shiko Kush Luan’.

Përtej angazhimeve në  televizion, Luana është kujdesur që shumë shpejt të publikojë dhe projektin më të fundit muzikor në bashkëpunim me këngëtarin spanjoll, Yay Santos.

(Kosova Sot Online)