Motrat Ara i vënë ‘flakën’ rrjetit

  • G.G /
  • 21 July 2020 - 10:06
Motrat Ara i vënë ‘flakën’ rrjetit

Ka vetëm pak minuta që e ka publikuar, por kaq ka mjaftuar që Arilena t’i vërë ‘flakën’ rrjetit. Si rrallëherë, këngëtarja ka ndarë një foto me motrat e saj dhe duket se elegancën e paskan në gen. Tre vajzat kanë pozuar mbi një jaht dhe menjëherë në pah bien format e tyre.

Duke qenë se Arilena tregohet mjaft e rezervuar për jetën private, kjo foto ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë se një nga marrëdhëniet për të cilat Arilena ka folur më shumë ka qenë ajo me babain e saj të ndjerë, i cili ka qenë mbështetja e saj më e madhe dhe fansi i saj më i zjarrtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ara’s sistersë @ambra_ara @adrianaa.ara

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

(Kosova Sot Online)