“Leonardo DiCaprio është kokë kungull”- Johnny Depp akuzonte Amber Heard se e tradhtonte me aktorët e famshëm, ja pseudonimet që i vendoste

  • G.G /
  • 21 July 2020 - 10:22
“Leonardo DiCaprio është kokë kungull”- Johnny Depp akuzonte Amber Heard se e tradhtonte me aktorët e famshëm, ja pseudonimet që i vendoste

Amber Heard ka pretenduar se Johnny Depp e akuzoi ish-bashkëshorten se e tradhtoi me yje të famshëm, përfshirë Leonardo DiCaprio.

Sipas saj, aktori i famshëm e quajti kolegun e tij “kokë kungull”.

Heard u shpreh se duhej të justifikonte tek Depp pse pranonte rolet në filma. Ndërsa shtoi se situate bëhej më e keqe kur kishte skena seksi ose puthje.

Aktorja pohoi se ylli i Hollywood e kontrollonte atë dhe i vendoste pseudonime të gjithë aktorëve meshkuj që i shihte si “kërcënim s*ksual”.

“Ai kërkonte të dinte për skenat e mia romantike në role dhe ankohej për mënyrën sesi njerëzit do të më shihnin duke bërë seks në film,”– tha Heard në gjykatë.

Ndërsa shtoi: “Depp këmbëngulte se çdo aktor po përpiqej të flinte me mua ose unë kisha lidhje me ta. Më merrte telefonin për ta kontrolluar ose më thoshte që dikush i kishte treguar që po e tradhtoja. Por në të vërtetë nuk e bëja këtë. Më akuzoi se kisha marrëdhënie me secilin prej aktorëve që luaja në filma nga Eddie Redmayne, James Franco, Jim Sturgess, Kevin Costner, Liam Hemsworth, Billy-Bob Thornton dhe Channing Tatum. Madje më akuzonte se shkoja me kolegen time Kelly Garner.”

Amber Heard rrëfeu sesi Johnny Depp i vendoste pseudonime secilit prej tyre.

“Ai gjithashtu më akuzoi se kisha marrëdhënie me aktorët me të cilët isha në audicione, si Leonardo DiCaprion. E bënte këtë veçanërisht kur ishte i dehur ose i droguar. I vendoste pseudonime nënçmuese secilit prej aktorëve që ai e konsideronte një kërcënim seksual. Për shembull, Leonardo DiCaprion e quante “kokë kungull” ndërsa Channing Tatum e quajte “kokë patate”.

Aktorja theksoi se për shkak të kontrollit të tij të tepërt po humbiste role dhe rroga e saj po binte nga viti në vit gjatë periudhës kur ishte me të.

“Ishte i fiksuar me gjithçka. Madje edhe me veshjen time. Kur vishja ndonjë fustan të shkurtër më thoshte gjëra të tilla si: femra ime nuk do të vishet si kurvë,”– tha Amber Heard.

(Kosova Sot Online)