Kosova në hartën e “Apple”, edhe Alban Skënderaj i bashkohet peticionit: Së bashku ia dalim

  • G.G /
  • 21 July 2020 - 16:27
Kosova në hartën e “Apple”, edhe Alban Skënderaj i bashkohet peticionit: Së bashku ia dalim

Prej disa ditësh qarkullon në internet një peticion për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple.

Peticionit iu bashkuan artistë të mëdhenj shqiptarë si Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max dhe Dafina Zeqiri.

Së fundmi, iu është bashkuar edhe këngëtari Alban Skënderaj. Ai i bëri repost postimit të kolegut të tij Sidrit Bejleri, i cili u kërkonte shqiptarëve nënshkrimin e peticionit.

“Neënshkruajeni motra e veëllezeër qeë dhe Kosova teë njihet neë hartat e Apple!”- shkroi Sidrit Bejleri. Ai shoqëroi postimin me një foto të hartës së Apple, ku kufijtë e Kosovës nuk janë të vendosur.

Ndërsa Alban Skënderaj e shpërndau postimin duke bërë apelin: “Së bashku ia dalim.”

(Kosova Sot Online)