Mediat serbe i bëjnë jehonë fushatës së Duas, Ritës…

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 16:25
 Mediat serbe i bëjnë jehonë fushatës së Duas, Ritës…

Këngëtaret nga Kosova me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa këto ditë kanë zënë pothuajse faqet e të gjithë mediave të botës me kërkesën e tyre për kompaninë “Apple” për të vendosur Republikën e Kosovës në hartën e botës.

Reagime më të ashpra ka nxitur publikimi i Dua Lipës, e cila ka zgjedhur flamurin e Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin Authochtonous, si kërkesë për Apple.

Për një fushatë të tillë të këngëtareve me famë botërore kanë raportuar edhe mediat serbe.

Mediumi B92 shkruan se Rita Ora dhe kolege të tjera të saj kanë ndjekur fushatën e Dua Lipas në kërkesën e tyre për të vendosur Kosovën në hartën e botës, derisa Dua Lipas i janë referuar si këngëtarja më e popullarizuar në botë e muzikës pop.

Në këtë tekst të meidumit serb thuhet se reagimi i Dua Lipës ka nxitur që të reagojnë edhe Bebe Rexha, Rita Orën, Dafina Zeqirin e Ava Max-in

(Kosova Sot Online)