Reagimi i Arbenitës pasi serbët ia bëjnë ‘unfollow’ për këtë postim

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 19:37
 Reagimi i Arbenitës pasi serbët ia bëjnë ‘unfollow’ për këtë postim

Arbenita iu përgjigjet në mënyrë epike atyre që e bëjnë ‘unfollow’ për shkak të një positmi.

Një postim i Dua Lipës, në të cilin artistja publikon flamurin që ishte lëshuar me dron në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Këtë postim e kanë shpërndarë edhe shumë emra të njohur, ndërsa reagimet e serbëve ishin të menjëhershme.

Mes atyre që e shpërndanë postimin e Duas ishte edhe modelja Arbenita Ismajli, e cila me një video tregon se si po reagon kur serbët dhe ata që e urrejnë ia bëjnë ‘unfollow’.

“Ndjekësit serb (ose kushdo që më urren) më bëjnë unfollow sepse e bëra repost postimin e Dua Lipës rreth fakteve për hartën e shqiptarëve. Unë:”, shkruan modelja, teksa në sfond dëgjohet një këngë e Duas, kurse me dorë bën lëvizjen që thotë “largohuni”.

(Kosova Sot Online)