Emina Çunmulaj testohet për COVID-19, tregon sa e vështirë ishte

  • A.P /
  • 22 July 2020 - 09:03
Emina Çunmulaj testohet për COVID-19, tregon sa e vështirë ishte

Emina Çunmulaj testohet për COVID-19, tregon sa e vështirë ishte dhe rezultatin

Emina është testuar për herë të dytë për koronavirus.

Modelja Emina Çunmulaj i është nënshtruar testit për koronavirus dhe tregoi se këtë gjë po e bën për herë të dytë.

Ajo publikoi një video nga momenti kur po testohej, ndërsa tregon se kjo gjë nuk është aspak e lehtë siç mendojnë disa.

Emina bëri të ditur se doli negative në këtë test, por thotë se ndihesh sikur sytë po të dalin nga vendi teksa testohesh.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Isha negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur sytë duan të të dalin nga vendi”, ka shkruar ajo.

Image

(Kosova Sot Online)