Thuhet se janë në një lidhje, mos vallë Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja e njohur shqiptare janë bashkë në pushime?

  • G.G /
  • 22 July 2020 - 12:30
Thuhet se janë në një lidhje, mos vallë Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja e njohur shqiptare janë bashkë në pushime?

Prej muajsh mediat kanë aluduar se futbollisti i njohur me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj janë në një lidhje prej mëse 1 viti.

Dyshimet janë krijuar fillimish prej udhëtimeve të shpeshta të këngëtares drejt Londrës, ku jeton futbollisti i njohur.

Ky lajm aso kohe tërhoqi edhe vëmendjen e “The Sun” që i dedikoi një artikull lidhjes së dy shqiptarëve, që kanë aritur ta fshehin prej një kohe të konsiderueshme.

Tashmë, çifti është vendosur sërish në qendër të vëmendjes pasi mediat po raportojnë se kanë nisur pushimet së bashku.

Këngëtarja e njohur ka publikuar disa foto e video në Instastory pa e specifikuar vendin dhe kaq mjaftoi që rrjeti të aludojë se ata janë bashkë.

(Kosova Sot Online)