Kjo foto e Mozzik dhe Getinjos e para 18 viteve i tha të gjitha!

  • G.G /
  • 22 July 2020 - 12:40
Kjo foto e Mozzik dhe Getinjos e para 18 viteve i tha të gjitha!

Ata janë ndër vëllezërit më në zë në showbiz-in shqiptar, që brenda një kohe të shkurtër ia dolën të ngjiten në majat e suksesit.

Mozzik dhe Getinjo u kanë vjedhur zemrën të gjithëve me zhanrin të cilin lëvrojnë, teksa duket të jenë shumë të dashur për publikun edhe falë karakterit, modestisë e jo rrallëherë, karizmës.

Sot i shohim çunat duke bërë namin në muzikë, por në fakt dashuria dhe pasioni i tyre për repin duket të jetë shumë i hershëm.

Getinjo ka postuar një foto të vjetër të tijën me Mozzik kur ishin ende të vegjël, të veshur me rrobat të gjera tipike për repista, syze dhe kapele.

American gangsters 2002, ka shkruar Getinjo krahas fotos, e cila i tha të gjitha.

Ndonëse Mozzik mund ta njihnim edhe pa na e thënë ai, Getinjo duket me të vërtetë ndryshe dhe vitet e kanë transformuar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

AMERICAN GANGSTERS 2002 ë @mozzik

A post shared by JIMMY THE PRETTYMOTHERFUCKER (@getinjo) on

(Kosova Sot Online)