Protestojnë këngëtarët: 'Mos na e ndalni muzikën, mos na e ndalni jetën! Muzika shëron, muzika nuk sëmurë!

  • A.P /
  • 22 July 2020 - 13:34
Protestojnë këngëtarët: 'Mos na e ndalni muzikën, mos na e ndalni jetën! Muzika shëron, muzika nuk sëmurë!

Dy ditë më parë Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që të ndalojë operimimin e të gjitha klubeve të natës, diskove dhe bareve, përveç restoranteve, për shkak të situatës me COVID-19, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim ndër të tjera thuhet se mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Lidhur me këtë çështje disa artistë kanë lansuar një peticion me moton: Muzika nuk vret

Mos na e ndalni muziken, mos na e ndalni jeten! Muzika sheron, muzika nuk semur! Ne kemi te drejte te degjojme muzike, te shprehemi lirshem! Jeta jone eshte e drejta jone qe na e ka dhene zoti dhe vetem zoti mund te na e marre! Nuk ka asnje studim qe te  vertetoje se muzika shkakton covid!

 

Image

(Kosova Sot Online)