Armina Mevlani humbi 6 kilogramë që nga vera e kaluar dhe tregoi për të gjithë sekretin se si

  • 22 July 2020 - 22:07
Armina Mevlani humbi 6 kilogramë që nga vera e kaluar dhe tregoi për të gjithë sekretin se si

Armina Mevlani ka dalluar gjithmonë për format e saj fizike mjaft tërheqëse, megjithatë në postimin e fundit në ‘Instastory’ ajo ka treguar se ka humbur 6 kilogramë që nga vera e vitit të kaluar.

“-6 kilogramë nga vera e kaluar. Sekreti është që nuk kam mbajtur dietë, por mungesa e kalorive dhe ushtrime kardio”, ka shkruar Mevlani krah postimit të saj.

Pavarësisht humbjes së 6 kilogramëve, Armina duket po aq e bukur dhe tërheqëse sa më parë. Ajo ka treguar vazhdimisht se kujdeset maksimalisht për të mbajtur trupin në formë me ushtrimet përkatëse çdo ditë.

(Kosova Sot Online)