Pas Dua Lipës dhe Rita Orës, Gashi i surprizon të gjithë me nismën e fundit për të vendosur Kosovën në hartë

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 09:34
Pas Dua Lipës dhe Rita Orës, Gashi i surprizon të gjithë me nismën e fundit për të vendosur Kosovën në hartë

Ditët e fundit futja e Kosovës si shtet në hartë nga kompania ‘Apple’ ka ngjallur mjaft diskutime në rrjetet sociale midis artistëve të njohur.

Pas reagimit që shkaktoi shumë zhurmë nga Dua Lipa dhe Rita Ora, ka qenë Gashi ai i cili ka bërë një thirrje publike ndaj ndjekësve të tij.

“Të gjithë e dimë se kam fansa nga e gjithë bota. Aq shumë sa i dua vendet tuaja, dua dhe vendin tim. Si mbështetës real të mitë ju lutem klikoni linkun në bio dhe më ndihmoni ta vendos vendin tim në hartë. Ju dua”, ka shkruar Gashi krah postimit të pak minutave më parë.

Me siguri ky hap i reperit do të mbështetet nga të gjithë fansat e tij, të cilët i kanë treguar përkrahjen edhe në komente.

(Kosova Sot Online)