Kjo foto vërtetoi se Zëri është një kopje identike e Elitës!

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 10:21
Kjo foto vërtetoi se Zëri është një kopje identike e Elitës!

Gjiko, Elita dhe Zëri janë një prej familjeve më të ëmbla dhe ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale.

Çifti mundohet të jetë sa më pranë fansave dhe ndajnë vazhdimisht në rrjete sociale momente nga përditshmëria e tyre.

Fotot e këndshme së bashku nuk mungojnë asnjëherë dhe marrin vëmendje të madhe në Instagram.

Mirëpo sonte vëmendjen e tërhoqi një postim i Elitës, e cila me një foto të vetme vërtetoi se Zëri qenka një kopje e vogël e saj.

Moderatorja publikoi një foto të sajën kur ishte e vogël, të cilën e kishin fotografuar duke qarë dhe një foto të njëjtë të Zërit.

“Mini Eli, mini Zëri. Më fal bebe.”- shkroi Elita krahas postimit ku etiketoi Gjikon.

Ç’ka për të thënë tani reperi? Ka baba çun, por i ngjan më shumë të ëmës!

(Kosova Sot Online)