Kylie Minogue po vjen me album të ri

  • A.P /
  • 24 July 2020 - 16:22
Kylie Minogue po vjen me album të ri

Këngëtarja 52-vjeçare, Kylie Minogue, e ka konfirmuar lajmin se albumi i saj i pesëmbëdhjetë i incizuar në studio, “DISCO”, do të lansohet më 6 nëntor të këtij viti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ylli australian i muzikës ka deklaruar: “A jeni duke pritur t’iu them diçka??? Albumi im i ri ‘DISCO’ do të lansohet më 6 nëntor, dhe do të jetë i gatshëm për t’u para-porositur nga mëngjesi i së enjtes”.

Incizimi i ardhshëm e rikthen këngëtaren Minogue në rrënjët e para të karrierës, si dhe vjen pas albumit të saj të fundit të lansuar në vitin 2018, “Golden”.

Sipas një burimi të afërt, bëhet e ditur se Kylie ka punuar intenzivisht në muzikën e saj të re, dhe këta muajt e fundit gjithçka është finalizuar me sukses. Ndërkaq, kënga e parë e albumit e cila e mban titullin, “Say Something”, do të publikohet për gjithë adhuruesit të enjten më 23 korrik.

Minogue gjatë karantinës është mësuar si ta incizojë dhe prodhojë vokalin e saj. Ndërsa, për realizimin e albumit të ri, ajo ka punuar me producentin e njohur, Mousse T, DJ italian Alex Gaudino dhe producentin francez të këngëtares Madonna, Mirwais.

Në muajin maj, ylli i hitit “In Your Eyes” e kishte bërë të ditur lajmin se albumi i saj i shumëpritur, do të përfshinte këngë të zhanrit ‘disco’. Së fundmi ky zhanër është rikthyer në skenën botërore muzikore, falë edhe albumeve të artisteve të reja si, Dua Lipa dhe Doja Cat.

Image

(Kosova Sot Online)