Ermal Fejzullahu keq thumbon kolegët e pakënaqur nga masat anti-Covid: “Turp i Zotit të qahen këngëtarët për lekë”

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 16:48
Ermal Fejzullahu keq thumbon kolegët e pakënaqur nga masat anti-Covid: “Turp i Zotit të qahen këngëtarët për lekë”

Teksa një numër i madh artistësh shqiptarë kanë protestuar dhe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për masat anti-Covid të qeverisë, ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe.

Këngëtari Ermal Fejzullahu duket se është dakord me mbylljen e club-eve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00, siç ka treguar në një intervistë për “Ora verore”.

Ai shprehet se në Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot ushqim, ndërkohë që artistët janë të pakënaqur se nuk marrin shumë para.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Fejzullahu.

Qeveria ka marrë masa të ashpra për të luftuar përhapjen e COVID-19, dhe ka vendosur të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura.

Në rast shkelje të këtij vendimi bizneset do të dënohen me 30 milionë lekë të vjetër gjobë dhe me pezullim të aktivitetit deri në 1 vit. 

(Kosova Sot Online)