Të Premten aktivitet simbolik në Prishtinë në përkrahje të Dua Lipës

  • A.P /
  • 23 July 2020 - 23:00
Të Premten aktivitet simbolik në Prishtinë në përkrahje të Dua Lipës

Nesër në Prishtinë, do të organizohet një aktivitet simbolik në përkrahje të Dua Lipës, pas sulmeve që i janë bërë asaj nga mediumet serbo-ruse.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe personalitete kosovare nga bota e artit dhe publicistikës, me moton “Save Dua!”. Madje, është hapur edhe një faqe e facebookut për këtë!

Për shkak të postimit të saj në Twitter, këngëtarja e famshme shqiptare e muzikës pop, Dua Lipa është vënë në thumb të sulmeve mediatike kryesisht nga Serbia dhe Rusia.

Image

(Kosova Sot Online)