Dani tregon për gjendjen shëndetësore dhe për çfarë është trajtuar në spital

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 12:47
Dani tregon për gjendjen shëndetësore dhe për çfarë është trajtuar në spital

Këngëtari Ramadan Krasniqi ka konfirmuar se iu është nënshtruar një operacioni.

Krasniqi që njihet edhe si Dani ka shkruar se pasi që iu është nënshtruar kontrolleve mjekët kanë gjetur një çrregullim në zemër për të cilin duhet trajtim.

“Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.

Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kotrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim”, ka thënë ai.

Dani ka zbuluar se pas rekomandimit të profesionistëve mjekësor ka vendosur stenta.

“Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë”, ka shkruar ai.

 

Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time, Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat...

Publiée par Ramadan Krasniqi - Dani sur Vendredi 24 juillet 2020

(Kosova Sot Online)