Del klipi i Dua Lipës me J Balvin, protagoniste është aktorja e famshme e “La Casa de Papel”

  • G.G /
  • 24 July 2020 - 16:18
Del klipi i Dua Lipës me J Balvin, protagoniste është aktorja e famshme e “La Casa de Papel”

Pas mesnate është publikuar videoklipi më i ri i Dua Lipës që erdhi në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy. Ky projekt është pritur mjaft mirë, mirëpo ajo që mori vëmendjen është protagonistje e klipit.

Kryefjala e “One Day” është aktorja e famshme e serialit hit “La Casa de Papel”, Úrsula Corberó e njohur me rolin e Tokyos.

Ajo është një nga aktoret më të pëlqyera dhe me siguri kjo këngë do rikthehet në kolonën zanore të këtyre ditëve të nxehta vere.

(Kosova Sot Online)