“Paguaj 8-9 mijë euro vetëm për të prerë flokët”- Fero zbulon shumën që merr në koncerte dhe flet për lidhjen me modelen: E kam ndaluar të japë intervista

  • G.G /
  • 24 July 2020 - 17:15
“Paguaj 8-9 mijë euro vetëm për të prerë flokët”- Fero zbulon shumën që merr në koncerte dhe flet për lidhjen me modelen: E kam ndaluar të japë intervista

Këngëtarë të famshëm kanë shprehur shqetësimin se kanë mbetur pa koncerte për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë reperi i njohur Fero tha se nuk e ka problem që nuk ka koncerte. Madje ai foli për herë të parë rreth shumës së lartë që paguhet për një koncert.

Fero tregoi se i ofruan 6 deri në 7 mijë euro për një koncert gjatë kësaj periudhe por nuk e pranoi pasi shuma ishte e vogël.

Madje theksoi se nëse nuk merr shumën që dëshiron njerëzit nuk do e shohin kurrë më në koncerte.

Por një detaj që mori më shumë vëmendjen ishte shuma që këngëtari paguan për të prerë flokët.

“Unë nuk e kam problem që s’ka koncerte. 6 muaj para koronavirusit i ndërpreva koncertet. Se di pse artistët nuk mund të rrinë pa koncerte. Nëse Fero nuk merr çmimin që e do në koncert, asnjë nuk mund të më shohë më mua në koncert më kurrë në jetë. Nuk më sheh kurrë më në jetë duke kënduar nëse nuk marr shifrën që dua në një koncert.

Ishin hapur disa koncerte, më thanë që nuk mund të të paguajnë më shumë se 6-7 mijë euro. I thashë shëndosh, herë tjetër. Unë i lypi 8-9 mijë euro vetëm të pres flokët, s’mund të shkoj në koncerte,”- tha Fero në një intervistë për “Vizioni i Pasdites”.

Gjatë intervistës foli edhe për të dashurën e tij Arbenita Ismajlin. Fero u shpreh se e ka ndaluar modelen që të japë intervista derisa ai vetë ta shohë të arsyeshme.

Madje shtoi se duhet t’i paguajnë shumë shtrenjtë që të dalin në intervista.

‘Po është e vërtetë që e ndaloj Arbenitën që të japë intervista. Nëse unë nuk e shoh të arsyeshme nuk do e shihni në intervista. Edhe vetë për 2-3 muaj dhe s’do bëj më kurrë intervista. Duhet të paguhemi shumë shtrenjtë që të vijmë në intervista,”- tha reperi.

(Kosova Sot Online)