Qeveria ndan 2.2 milionë në ndihmë të industrisë së muzikës

  • G.G /
  • 25 July 2020 - 11:12
Qeveria ndan 2.2 milionë në ndihmë të industrisë së muzikës

Deri në 150 ambiente të vogla të muzikës në Angli do të ndajnë fondin 2.25 milionësh nga fondi urgjent i Qeverisë, i destinuar për të ndaluar falimentimin e tyre pas katër muajsh pa koncerte.

Kjo ishte pjesa e parë e një fondi të lehtësimit të arteve që do të ndahen pas paralajmërimit se shumë lokale të muzikës janë në rrezik, shkruan BBC.

The Venues Music Trust mirëpriti financimin si “një rregullim afatshkurtër”.

Në fillim të këtij muaji, 1.500 artistë nga Liam Gallagher dhe Dua Lipa tek Sir Paul McCartney nënshkruan një letër të hapur duke kërkuar mbështetje për skenën e muzikës live.

Nëse ndihmohen 150 vende, ata do të marrin mesatarisht 15,000 secila. Disa grante mund të jenë më të mëdha, deri në 80,000.

MVT, e cila përfaqëson lokalet të vogla, tha që paratë ishin “shumë të mirëpritura dhe të nevojshme jashtëzakonisht, pasi ne presim të dëgjojmë se si do të administrohet dhe shpërndahet paketa e shpëtimit e njoftuar kohët e fundit për artet”.

Kryeshefi ekzekutiv Mark Davyd shtoi: “Kjo zgjidhje e përkohshme do të sigurojë një rregullim afatshkurtër për ato vende të identifikuara si në krizë, por ne urgjentisht kemi nevojë për informacion dhe udhëzime se kur dhe si vendet mund të hyjnë në fondin më të madh, i cili është aq i rëndësishëm për ruajtjen e tyre në të ardhme afatgjatë “.

Sekretari i Kulturës, Oliver Dowden tha se klube dhe ambiente të tilla ishin aty ku “gati filluan të gjitha yjet e muzikës sonë të suksesshëm globalisht”.

“Ne jemi duke punuar për të ofruar pjesën tjetër të pakos së urgjencës prej 1.57 miliard sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mbrojmë dhe ruajmë kulturën, artet dhe trashëgiminë tonë të çmuar për gjeneratat e ardhshme,” shtoi ai.

Kjo shumë do të shkojë për ambientet që janë në rrezik të rëndë falimentimi dhe mund të shpenzohet për kostot në vazhdim si qiraja, shërbimet komunale, kontratat e mirëmbajtjes dhe faturat e tjera.

Paratë do të shpërndahen nga Këshilli i Arteve në Angli, i cili zakonisht nuk financon ambiente të rregullta të muzikës live.

(Kosova Sot Online)