S’pranon të takojë as gruan, ja mikut të vetëm që ia hapi derën Kanye West pas krizës së bipolaritetit!

  • G.G /
  • 25 July 2020 - 14:04
S’pranon të takojë as gruan, ja mikut të vetëm që ia hapi derën Kanye West pas krizës së bipolaritetit!

Një ditë pasi u raportua se Kanye West nuk dëshiron të takojë bashkëshorten e tij Kim Kardashian, pas krizës që pësoi, një mik i veçantë e ka vizituar reperin.

Justin Bieber ka udhëtuar drejt fermës së shokut të tij Kanye West në Wyoming të premten në mënyrë që të kalonte pak kohë me reperin 43-vjeçar, i cili dyshohet se po vuan nga një krizë bipolariteti.

“DD & JB duke diskutuar prototipet e reja në kampusin YZY”, shkruajti West, i cili gjithashtu publikoi një fotografi të yllit të muzikës pop 26 vjeç në profilin e tij në Twitter.

Në foto, Justin mund të shihet i ulur në depon e gjerë të kampusit Yeezy ndërsa dëgjon me vëmendje një nga bashkëpunëtorët e Kanye-s.

Kanye dhe Justin kanë kohë që janë miq dhe Bieber shkonte edhe në meshat e së Dielës që organizonte West me grupin e tij të muzikantëve.

Reperi 43-vjeçar, ka ngjallur shqetësim ditët e fundit me një seri postimesh të çuditshme në mediat sociale dhe një shpërthim emocional në një tubim për fushatën e tij presidenciale në Karolinën e Jugut – gjatë së cilës ai qau në mënyrë histerike.

Pas pretendimit të tij tronditës se çifti kishte planifikuar të abortonte fëmijën e tyre të parë, vajzën North sot 7 vjeç, tani thuhet se ai ka pasur shumë pak komunikim me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, 39 vjeç, këtë javë.

Burimet thanë për TMZ se Kim ka bërë përpjekje për të biseduar me burrin e saj për gjendjen e tij mendore, por ai nuk i pranon thirrjet e saj dhe ka refuzuar sugjerimin e saj që ajo të fluturojë në fermën e tyre në Wyoming, ku aktualisht është duke qëndruar reperi, në mënyrë që ta ndihmojë.

(Kosova Sot Online)