Më në fund u publikua video e Adrola Dushit me Capital T

  • G.G /
  • 25 July 2020 - 14:41
Më në fund u publikua video e Adrola Dushit me Capital T

Më në fund u publikua klipi i ri i Capital T dhe dëshira e fansave të tij u plotësua, Adrola Dushi është protagonistja kryesore!

“C’est La Vie” titullohet projekti, i cili është shkëputur nga albumi i tij më i ri, “Skulpturë”. Pas shumë fjalëve për një lidhje më tepër sesa shoqërore mes Adrolës dhe Capital T, më në fund u vërtetua se gjithçka lidhet me këtë projekt muzikor.

Një pjesë e mirë e fansave që dëshironin t’i shikonin bashkë, ja ku i kanë pamjet. Dyshja duken si një çift i dashuruar buzë detit, dhe klipi është xhiruar në rivierën shqiptare.

Një foto e Adrola Dushit me Capital T bëri bujë para pak ditësh në rrjetet sociale, pasi dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Shoqëruar me një emoji zemre nga Capital T, ky postim u pëlqye nga mijëra vetë.

Fotoja u postua pas fjalëve se modelja po shijon një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

E pyetur për këtë, Adrola Dushi tha për “iconstyle.al”, se nuk është i vërtetë lajmi i romancës me djalin nga Kosova. Modelja bukuroshe mohoi lidhjen me Gashin, për të cilën mediat shkruanin se është konsoliduar dhe se dyshja po shkon drejt martesës.

Ndërsa sa i përket Capital T, Adrola zgjodhi të mos flasë, por me sa po shohim, gjithçka u bë për të promovuar klipin.

(Kosova Sot Online)