Intervistë me këngëtaren Festina Mejzini: Secili e zgjedhë formën e vetë të arritjes së famës sipas karakterit që e ka

  • A.P /
  • 26 July 2020 - 18:00
Intervistë me këngëtaren Festina Mejzini: Secili e zgjedhë formën e vetë të arritjes së famës sipas karakterit që e ka

Ëndrren e saj për të qenë këngetare e njohur, Festina Mejzini e filloj në garën e "X-Factor Albania" I në Shqipëri në vitin 2011, duke impresionuar të gjithë me zërin dhe me profesionalizmin e saj në skenë. 

Edhe pse nuk arriti ta fitonte vendin e parë, kjo garë e bëri atë edhe më të fortë, për të vazhduar tutje me projekte të reja.

Image

Kështu në Maj 2013, Festina Mezini & KAS marrin pjesë në Top Fest 10 me këngën "Ndjehem mire", për të vijuar në Kënga Magjike 2016 me këngën "Si dielli hanen", derisa në Dhjetor 2016, Festina Mejzini merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Atje lart", një vit më vone ajo është sërish konkurente por kësaj radhe në bashkëpunim me grupin "Na" me këngën Tjetër jetë".

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", Festina shpalos shumë të pathena rreth karrierës dhe jetës së saj në përgjithësi, te cilat ju ftoj ti lexoni në vijim...

Image

“Kosova Sot Online”: Së fundmi keni publikuar disa kovera të këngëve hite, a është ky trend i ri në muzikën shqipe apo ju personalisht keni zgjedhur këtë mënyrë promovimi për të qenë më afër publikut ?

Festina Mejzini: Kam zgjedhur këtë mënyrë komunikimi do thoja me adhuruesit e mi që të jem më afër tyre në këtë situate që po gjindemi, dhe është pritur shumë mirë.

Image

“Kosova Sot Online”: Muzika shqipe është e pasur me këngë të bukura, por cilat sipas juve janë pesë këngët që s’do harrohen kurrë?

Festina Mejzini: E vërtëtë që muzika shqipe ka këngë shumë të bukura por do zgjedhë pesë që për mua nuk harrohen kurrë: "Sa i bukur muaji majit", "Pranvera fillojë me ardhë", "Të deshta me hakikat", "Tumankuqe", "Zemrën e lamë peng".

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Festina Mejzini: Vitet e fëmijërisë janë vitet më të arta, e kujtojë me shumë nostalgji kur isha e vogël dhe isha pjesë e publikut në koncertet e gjyshit tim.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Festina Mejzini: Po, disa herë!

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Festina Mejzini: Secili e zgjedhë formën e vetë të arritjes së famës, sipas karakterit që e ka.

Image

“Kosova Sot Online”: Keni zgjedhur të studioni në Tiranë – si është e organizuar jeta në shtetin amë, dhe sa ju mungon Gjakova – vendlindja juaj?

Festina Mejzini: Për momentin jam në lëvizje në Gjakovë dhe Tiranë, për arsye të situatës që jemi, gjithsesi Gjakova është vendlindja ime dhe e vërtetë që më mungon sa herë jam larg familjes.

Image

“Kosova Sot Online”: Si e gjithë bota edhe Kosova po përballet me luftën kundrejt koronavirusit, si po i kalon këto ditë Festina?

Festina Mejzini: Mirë jo keq, po mundohem të jem sa më aktive në rrjetet sociale që të jem sa më pranë adhuruseve të muzikës time, poashtu në të njejtën kohë kam sezionin e provimeve.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtarë/e do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim, qofshin ata shqiptarë, por pse jo edhe artistë ndërkombëtar?

Festina Mejzini: Dhe pse nuk i takon stilit tim të muzikës por më pelqen shumë zëri Eugent Bushpepa, kurse sa i përket ndërkombetare ka qenë inspirim në fillimet e mija dhe mbetet e tillë është Jessie J.

Image

“Kosova Sot Online”: A duhet të mbahen dasmat e planifikuara gjatë muajve në vijim, kur kemi parasysh se ka pasur kërkesa nga organet kompetente të Shëndetësisë për anulimin e tyre?

Festina Mejzini: Sikur pakë të ishim më të organizuar dhe më të kujdeseshem do kishim mundur që këto aktivitete ti organizojmë pa shumë rrezik.

Image

“Kosova Sot Online”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re gjatë muajve në vijim?

Festina Mejzini: Që nga muaji Mars, jam duke punuar rreth këngës, por për arsye të situatës që gjindemi është shtyer, shpresoj që shumë shpejt do realizohet dhe do jetë pranë publikut.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Festina përdorë më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Festina Mejzini: Motoja ime që e përdor si mesazh për shoqërinë është:Të jemi vetvetja dhe me këmbë në tokë!

Image

(Kosova Sot Online)