Meek Mill ndahet nga e dashura, pak ditë pasi Kanye shkroi se Kim e ka tradhtuar me të

  • G.G /
  • 27 July 2020 - 10:58
Meek Mill ndahet nga e dashura, pak ditë pasi Kanye shkroi se Kim e ka tradhtuar me të

Meek Mill është ndarë nga e dashura.

Një reagim i Kanye West i ka kushtuar shumë edhe rep-artistit të njohur amerikan, Meek Mill, shkruajnë mediat e huaja.

Ai bëri të ditur se është ndarë nga e dashura dy muaj pasi erdhi në jetë fëmija i tyre. Meek tha se janë ndarë në mënyrë paqësore dhe se ajo e ka kujdesin për fëmijën.

“Unë dhe Milano kemi vendosur të qëndrojmë miq dhe të ndërtojmë karrierën e fëmijës si dy prindër të ndarë. Ne ende kemi dashuri për njëri-tjetrin, por që të dy i kuptuam disa gjëra”, u shpreh ai.

Kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të Kanye West, i cili një javë më parë kishte thënë se Kim e kishte tradhtuar atë me reperin Meek Mill.

(Kosova Sot Online)