Almeda Abazi rikthehet në ekran, çfarë është projekti që po bën kuriozë fansat?

  • G.G /
  • 27 July 2020 - 16:24
Almeda Abazi rikthehet në ekran, çfarë është projekti që po bën kuriozë fansat?

Almeda Abazi prej vitesh është një nga vajzat më të komentuara në Shqipëri e Turqi. Bukuroshen e kemi parë edhe si aktore, edhe si prezantuese e në shumë projekte televizive.

Pas ardhjes në jetë të djalit, Almeda vendosi të shkëputet nga ekrani. Megjithatë së fundmi ajo po mendon rikthimin e këtë e ka zbuluar vetë. Almeda është ndaluar nga gazetarët turk ditën e djeshme pas një dreke me mikeshat e saj. Ajo tregoi se i mungon shumë televizioni dhe do të rikthehet me një projekt të ri.

“Më mungon televizioni, kam një projekt dhe do rikthehem së shpejti”-tha Almeda. Bukuroshja nuk zbuloi më shumë dhe fansat tani janë kurioz për projektin që do rikthejë Almedën në ekran. Mbetet të presim për ta zbuluar.

(Kosova Sot Online)