Kim K shpërthen në lot pas takimit të parë me Kanyen

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 10:52
Kim K shpërthen në lot pas takimit të parë me Kanyen

Kim Kardashian West është takuar me Kanye West pasi fluturoi në Wyoming të hënën për të takuar reperin me probleme.

Kim Kardashian West u ribashkua me burrin e saj Kanye West të hënën, pasi fluturoi në Wyoming, ku ajo u fotografua duke qarë gjatë një bisede intensive me reperin me probleme, shkruan DailyMail.

Ylli i televizionit 39-vjeçarja u shfaq e dëshpëruar dhe qau ndërsa foli me Kanye, 43 vjeç, në një automjet, pas tubimit të tij të fushatës politike dhe shkrimeve në Twitter javën e kaluar, ku ai diskutoi se si ata dikur konsideronin të bënin abort dhe la të kuptohej se ajo kishte afera me reperin Meek Mill, për të cilën Kanye ka kërkuar falje publikisht.

Ishte hera e parë që çifti i martuar është fotografuar së bashku që prej fushatës së tij në Charleston të Veriut, Karolina e Jugut. 

(Kosova Sot Online)