Fëmijët janë parajsa në tokë Miriami dhe Albani duan një familje të madhe

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 13:36
Fëmijët janë parajsa në tokë Miriami dhe Albani duan një familje të madhe

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashur të publikut. Ata kanë krijuar një familje mjaft të ëmbël me dy fëmijët, Ameli dhe Duam. Por duket se në planet e dyshes është një familje akoma më e madhe.

Në një nga intervistat që ka realizuar me ndjekësit në Instastory, këngëtarja është pyetur nëse kanë ndërmend që të bëjnë edhe një fëmijë tjetër dhe ajo është përgjigjur: “Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë! Fëmijët janë parajsa mbi tokë!”.

Megjithatë duket se kjo nuk është në planet e afërta të çiftit. Miriami momentalisht po punon për rikthimin në muzikë, pas shumë kohësh shkëputje.

(Kosova Sot Online)