Jeni gati të shihni ndryshimin e radhës së Tayna-s?

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 16:38
Jeni gati të shihni ndryshimin e radhës së Tayna-s?

Tayna nuk i ka shpëtuar super trendit të verës, pasi disa ditë më parë është shndërruar me look-un e ri, duke realizuar gërshetat e famshme që ua kemi parë shumë të famshmeve këtë verë.

Tayna nuk ka vendos tu shtojë ngjyra, por të mbajë gërsheta krejtësisht bjonde, duke bërë kështu veçantinë e kësaj vere.

Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë as ky look i reperes, e cila ka postuar së fundmi një video në Instastory duke treguar se u ka thënë mirupafshim gërshetave.

Ajo është rikthyer te flokët e drejta, duke e errësuar pak ngjyrën e tyre, por pa ikur nga biondja.

Ky duket se do jetë modeli i ri me të cilin do e shohim reperen ditën e ardhshme teksa duket se asaj i pëlqen të luajë me flokët e saj dhe shpesh herë e kemi parë të eksperimentojë.

Ndërkohë, Tayna po shijon super suksesin e këngës Bass që lançoi 5 ditë më parë dhe u mirëprit shumë nga fansat dhe deri tani numëron 6.4 milionë klikime.

(Kosova Sot Online)